Në 13 maj 2022, lindi djali i parë i Rihanna-s dhe A$AP Rocky, duke hapur një kapitull të ri në jetën e këngëtares së njohur. Prej një viti, Rihanna-n e shohim duke shijuar mëmësinë, duke folur herë pas here hapur për të, por edhe duke paralajmëruar një tjetër shtatzëni në Super Bowl që na kaloi. E ndërsa djali e shoqëron thuajse kudo, deri më tani nuk ia dinim as emrin.
Por sipas Daily Mail, emri është zbuluar dhe ka mjaft histori: “RZA Athelston Mayers”. Ky është emri i vogëlushit dhe është një referencë e drejtpërdrejtë për reperin dhe producentin RZA, i cili themeloi dhe drejtoi ‘Klanin Wu-Tang’. Klani Wu-Tang ishte një grup reperësh që u krijuan së bashku në Nju Jork në vitin 1992 dhe u përpoqën të përhapnin muzikën e hip hopit dhe repit.
A$AP Rocky & Rihanna name their baby boy RZA Athelston Mayers after the leader of the legendary group Wu-Tang Clan ?? pic.twitter.com/95S8nke9AA
— Daily Loud (@DailyLoud) May 11, 2023
Pra, ne e kuptojmë se ka pasur një kontribut të fortë të A$AP Rocky në zgjedhjen e emrit. Deri më tani nuk janë bërë të ditura më shumë informacione, pasi këngëtarja e njohur zgjedh të zbulojë gradualisht dhe pa nxitim më shumë aspekte të përditshmërisë së saj të re.
Disa muaj më parë, mediat ndërkombëtare kishin pyetur edhe babain e këngëtares nëse e di emrin e fëmijës, me të cilin tregoi se çifti ka menduar për disa emra, por ai nuk mund të zbulojë asgjë, sepse Rihanna do të më ngordh”.’/abcnews.al