Hakim Ziyech do të largohet nga Chelsea teksa ka oferta nga Roma dhe Everton. Lojtari maroken preferon të udhëhiqet nga Jose Mourinho sesa të pranojë propozimin e klubit anglez.
Sipas The Sun, Roma do të presë vetëm largimin e Nicolò Zaniolo-s, i cili ka qenë i lidhur me Milanin, për të garantuar më pas afrimin e Ziyech dhe për të kapërcyer kështu largimin e italianit.
Mesfushori maroken dëshiron të largohet nga Chelsea për të pasur mundësi të luajë rregullisht, diçka që nuk po ndodh në skuadrën e drejtuar nga Graham Potter. Ardhja e përforcimeve të njëpasnjëshme vetëm sa rriti dëshirën e lojtarit për t’u larguar. /G.D abcnews.al/