Zbulohet dyqani ku u shitën 300 kapsolla të përdorura në protestë

schedule15:35 - 5 Dhjetor, 2018

schedule 15:35 - 5 Dhjetor, 2018

Organi i akuzës ka identifikuar biznesin se ku u shitën 300 kapolla dhe lëndë piroteknike gjatë protestës së organizuar nga banorët e Unazës së Re para parlamentit. Ndërkohë nuk ka ende një përgjigje nga Laboratori Shkencor nëse janë përdorur lëndë shpërthyese artizanale nga tubuesit, ku mbeti e lënduar edhe efektivja Ina Nuka.

Prokuroria e Tiranës ka zbuluar nëpërmjet “barkodit” se një pjesë mirë e lëndëve piroteknike që u hodhën në protestën e 22 nëntorit para Parlamentit, ku mbeti e lënduar edhe efektivja Ina Nuka, u siguruan në një dyqan pranë sheshit “Skëndërbej”.

Në këtë përfundim ka dalë grupi hetimor, i cili  thekson se 300 kapsolla ishin blerë dy ditë para protestës. Dyshohet se i riu Danjel Dobraj sipas policisë dhe organit të akuzës të ketë hedhur një nga kapsollat e fuqishme të siguruar në biznesin, të cilit iu ka konfiskuar malli nga uniformat blu. Pas plagosjes së efektives Nuka policia e pranon se ka intensifikuar kontrollet dhe bllokimin e lëndëve piroteknike, duke proceduar çdo qytetar që përdor kapsolla apo i mban ato.

Prokuroria është në pritje të përgjigjeve nga Laboratori i Policisë Shkencorë, për të vërtetuar nëse kapsollat kishin a po jo të shtuar mbushje artizanale të barutit, pasi në total u lënduan 15 efektiv të policisë si edhe 3 protestues.

Nga banorët e Unazës së Re janë në burg tre persona. I pari është 18-vjeçari Daniel Drobaj që akuzohet se i hodhi kapsollën polices Ina Nuka, ndërsa në qeli janë lënë edhe Dorjan Protoduari, dhe Ilias Sketiraj.

Në total policia ka proceduar rreth 60 protestues nga nisja e saj afro një muaj më parë. Në listën e procedimeve të komisariatit nr.6., janë edhe disa duputetë të opozitës, të cilët akuzohen për tubim të paligjshëm dhe pengin të qarkullimit rrugor përgjatë gjithë zonës së Unazës së Re. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!