11 vite nga vdekja e Michael Jackson vazhdojnë të dalin sekrete për mbretin e popit.
Një libër pritet të botohet shumë shpejt, në të cilin do të paraqiten të dhënat e mbledhur nga ditari i tij.
Sipas ‘Daily Mail’, në libër do të gjenden edhe disa dëshmi, që Michael i kishte lënë përpara se të ndërronte jetë, ku dëshironte të bëhej i pavdekshëm.
Ai ishte i fiksuar për të qenë më i miri i të gjitha kohërave dhe të bëhej i pavdekshëm si idhujt e tij Charlie Chaplin dhe Ëals Disney.
‘Nëse nuk përqëndrohem tek filmat, nuk do të bëhem i pavdekshëm’, shkruante ndër të tjera Jackson në ditarin e tij.
Ai kishte si objektiv të fitonte 20 milion dollarë në javë dhe për të arritur këtë shifër kishte bërë një liste me bashkëpunimet që mund ta sillnin këtë gjë. Mes këtyre disa koncerte për Cirque du Soleil, një kontratë me Nike dhe filma të ndryshëm në Hollywood./abcnews.al