Për herë të parë në 20 vjet, as Lionel Messi dhe as Sergio Busquets nuk do të luajnë për Barcelonën sezonin e ardhshëm pasi të dy kanë rënë dakord të vazhdojnë karrierën e tyre te Inter Miami.
Transferimi i Busquets në skuadrën e MLS është bërë i ditur të premten, gjë që pritet të ndodhë së shpejti procedurialisht dhe me Messin.
Sipas Mundo Deportivo, Inter Miami ka “shënuar” datën në të cilën do të prezantojë Messin dhe Busquets para audiencës së tyre dhe duket se është data 16 korrik, kur skuadra pret St. Louis City SC për një ndeshje në Ligën Amerikane. /G.D abcnews.al/
❗️El Inter Miami presentará a Messi y Busquets juntos
➡️ El club americano planea que sea el 16 de julio y trabaja para que tenga un gran impacto mundial
✒️ @gbsans pic.twitter.com/x6lcXgQtjq
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) June 25, 2023