Zbulohet çmimi marramendës i fustanit të kuq të Luana Vjollcës

schedule11:35 - 28 Shtator, 2020

schedule 11:35 - 28 Shtator, 2020

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca i kushton gjithmonë e më shumë rëndësi pamjes së jashtme.

Ajo për veshjet shpenzon shuma jo të vogla parash, e fustani i kuq me të cilin u paraqit në emisionin e saj kushton më shumë se 5 mijë euro.

Në fakt çmimi i tij është 5.490 euro dhe është i kreatorit të njohur botëror, Alexander McQueen.

Ishte faqja “WhatTheyWearing” në Instagram që e ka publikuar, duke befasuar jo pak publikun.

Ndërkohë Luana përveç me moderim nuk po ndalet edhe duke punuar për këngë të reja. Ajo ka filluar të ketë sukses edhe në muzikë.  l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!