Zbulohet bizhuteria më e vjetër në botë

schedule12:38 - 26 Nëntor, 2021

schedule 12:38 - 26 Nëntor, 2021

Një bizhuteri në formë ovale, e cila daton rreth 41.500 vjet më parë u gjet në shpellën Stajnia në Poloni dhe konsiderohet të jetë bizhuteria më e vjetër në Euroazi. Ornamenti mund të jetë mbajtur rreth qafës, ndërsa vjen për të hedhur më shumë dritë mbi kohën kur njerëzit filluan të mbanin “bizhuteri”.

Datimi i varëses, i bërë duke përdorur metodën e karbonit radioaktiv, e vendos atë rreth 2 mijë vjet më herët se objektet e tjera të lidhura më parë të gjetura në Francë dhe Gjermani. Së bashku me varësen u gjet një mjet i mprehtë i bërë nga kocka e kalit që ndoshta përdorej si gjilpërë, si dhe kocka të tjera kafshësh.

stoli

Dekorimi i varëses përfshin dy vrima dhe të paktën 50 shenja të vogla që formojnë një model asimetrik, Varësja ndoshta ka shërbyer si një amulet gjatë gjuetisë së kafshëve të egra ose dekorimi i saj shoqërohej me simbole astronomike si rrathët e Hënës dhe Diellit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!