Ka vetëm pak ditë që Dhurata Dora publikoi projektin e saj më të ri, “Ferrari”, i cili u pëlqye shumë nga fansat.
Mirëpo, surprizat e kësaj vere nuk kanë së përfunduari nga këngëtarja.
Ajo do të sjellë një bashkëpunim me ikonën e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu.
Ky i fundit ftuar në “Prive” ka zbuluar edhe këngën që do realizojnë, “Merrma shiun e Prishtinës”, një nga këngët më të famshme të Sabriut, që me sa duket do vijë në një version “Remake”.
“Kënga me Dhuratën nuk është anuluar. Dhuratën e kam zemër, e kam çikën e kojshive. Mamin e babin e saj i kam shokë të fëmijërisë. Dhurata është yll dhe ne do bëjmë “Merrma shiun e Prishtinës”, tha Sabriu./abcnews.al