Shpat Kasapi dhe e fejuara e tij Selvija i dhanë fund beqarisë, pak ditë më parë. Ata kurorëzuan zyrtarisht lidhjen e tyre me martesë.
“Nga sot, Selvije Kasapi”, shkroi Shpati krah fotos me Selvijen.
Ndërkohë në muajin janar Shpati dhe Selvija shkëmbyen unazat e fejesës duke paralajmëruar një dasmë, e cila u anulua. Burime pranë çiftit kanë treguar për “Panorama plus” se ata e anuluan dasmën, pasi në prioritetet e tyre tashmë është sjellja në jetë e një fëmije.
View this post on Instagram
Madje, për këtë hap, ata po kujdesen në çdo detaj, pasi shpesh Selvije është fotografuar ndërsa shkon për vizita në klinika gjinekologjike. Nuk na mbetet veçse të presim çiftin të jap lajmin e ëmbël./abcnews.al