Java e 16-të e Abissnet Superior do të mbyllet ditën e mërkurë me ndeshjen mes Kukësit dhe Dinamos e cila u spostua për shkak të situatës me Covid-19 që kishte kapluar verilindorët.
E ndërsa akoma s’është mbyllur java e 16-të FSHF-ja ka publikuar edhe agjendën e javës së 17-të të kampionatit shqiptar e cila çuditërisht luhet në 4 ditë, nga e premtja deri të hënën.
E gjitha kjo është bërë për shkak të stadiumeve, ku java do të hapet të premten me sfidën mes Vllaznisë-Egnatia që do të luhet në “Loro Boriçi” ora 16:45.
Të shtunën janë programuar dy sfida, Teuta-Laçi do të zhvillohet në “Egnatia Arena” ndërsa Partizani-Kastrioti do të luhet në “Elbasan Arena”. Të dyja këto sfida do të nisin në orën 13:45.
Të dielën në stadiumin “Loro Boriçi” do të zbresë skuadra e Kukësit ku pret Skënderbeun, takim që nis në orën 16:45.
Takimi i fundit do të luhet ditën e hënë në orën 19:45, ku vëmendja do të jetë e gjitha te derbi i kryeqytetit mes Dinamos dhe Tiranës e cila do të luhet në “Air Albania”.
Ndeshjet e javës 17-të:
E premte, më 14 janar, ora 16:45
Vllaznia-Egnatia (Loro Boriçi)
E shtunë, më 15 janar, ora 13:45
Teuta-Laçi (Egnatia Arena)
Partizani-Kastrioti (Elbasan Arena)
E diel, më 16 janar, ora 16:45
Kukësi-Skënderbeu (Loro Boriçi)
E hënë, më 17 janar, ora 19:45
Dinamo-Tirana (Air Albania)
/f.a/abcnews.al