Zbulohen vazot e Euro2020, supersfida që në grupe!

schedule16:43 - 20 Nëntor, 2019

schedule 16:43 - 20 Nëntor, 2019

Janë ndarë sot katër vazot me skuadrat e kualifikuara në Euro2020. Në vazon e parë, janë skuadrat që janë renditura të parat nga Grupi A, deri në grupin F. Në vazon e dytë, janë skuadrat që janë renditur të parat në Grupet G, H, I, J, si dhe vendet e dyta të Grupeve A dhe B. Në vazon e tretë, janë skuadrat që janë renditur në vend të dytë nga Grupi C, deri në Grupin H. Në vazon e katërt, janë dy skuadrat që kanë dalë në vend të dytë në Grupin I dhe J, si dhe katër skuadra që do të vijnë nga UEFA Nations League.

Në vazon e parë, ndodhen: Belgjika, Italia, Anglia, Gjermania, Spanja dhe Ukraina. Në vazon e dytë, janë: Franca, Polonia, Zvicra, Kroacia, Holanda dhe Rusia. Vazoja e tretë, përbëhet nga këto skuadra: Portugalia, Turqia, Danimarka, Austria, Suedia dhe Republika Çeke.

Ndërsa në vazon e katërt, janë vetëm dy skuadra për momentin, Uellsi dhe Finlanda, ndërsa katër vendet bosh, janë të rezervuara për skuadrat e kualifikuara me Play-Off, ose më qartë, nga UEFA Nations League, aty ku dhe Kosova ka shanse që të shkojë në Europian.

Shorti i grupeve të Europianit do të hidhet me datë 30 nëntor, në orën 18:00 në Bukuresht. Grupet do të përbëhen nga katër skuadra, nga një skuadër e secilës vazo, duke i bërë përballjet shumë interesante. Një grup i mundshëm mund të jetë i tillë: Gjermani, Francë, Portugali dhe Uells./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!