Një varr masiv është zbuluar ditën e sotme në Përmet. Dyshohet se varret e zbuluara i përkasin viktimave të diktaturës komuniste.
Nga firma ndërtuese e cila merret me shtrimin e rrugës në lagjen e re të Përmetit, ka zbuluar një sipërfaqe rreth 100 m katrorë në këtë lagje.
Menjëherë janë njoftuar autoritetet policore të cilët më pas kanë rrethuar zonën.
Ndërkohë kreu i shoqatës Anti-komuniste të Përndjekurve Politikë, Nebil Çika ka thënë se vendi ka shërbyer për ekzekutimin e disidentëve dhe kundërshtarëve të regjimit, ndërsa ka qenë hapësirë e Ministrisë së Punëve të Brendshme./abcnews.al/