Princesha Anne po planifikon një udhëtim të ri në shkurt, ka zbuluar Buckingham Palace.
72-vjeçarja gjakblu do të udhëtojë në Zelandën e Re nga 14 deri më 17 shkurt, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Sir Timothy Laurence. Kështu ata do ta kalojnë ditën e të dashuruarve në Zelandën e Re. Dhjetorin e kaluar çifti festoi 30 vjetorin e martesës. Udhëtimin e Princeshës Anne e ka konfirmuar edhe kryeministri i Zelandës së Re, Chris Hipkins, përmes një njoftimi.
Vizita e fundit e Princeshës Anne në këtë vend ishte në vitin 2010. Mbreti Charles, Camilla, Princi dhe Princesha e Uellsit vizituan Zelandën e Re në 2019.
Kujtojmë që, Anne, motra e mbretit Charles u votua si gruaja gjakblu më punëtore për vitin e kaluar./abcnews.al