Zbulohen molekula organike 12 miliardë vite dritë larg Tokës

schedule21:54 - 6 Qershor, 2023

schedule 21:54 - 6 Qershor, 2023

Molekula komplekse organike u zbuluan nga teleskopi hapësinor James Webb në një galaktikë që ndodhet 12 miliardë vite dritë larg nga Toka.

Falë këtij teleskopi dhe ekipit përgjegjës shkencor, duket se do të kemi një studim të ri në lidhje me reaksionet kimike komplekse që ndodhën në galaktikat e para të universit primordial.

Ky studim u krye përmes një partneriteti ndërkombëtar shkencëtarësh dhe nën drejtimin e profesorit të Astronomisë në Universitetin A&M të Teksasit, Justin Spilker dhe u botua në revistën prestigjioze Nature.

Qëllimi i studimit është të dallojë dallimet në sinjalet infra të kuqe të prodhuara nga grimcat e pluhurit dhe molekulat e hidrokarbureve.

“Grimcat e pluhurit thithin dhe më pas ri-emetojnë gati gjysmën e rrezatimit yjor të prodhuar në univers, dhe si rezultat drita infra e kuqe e objekteve të largëta arrin te teleskopët me bazë në Tokë jashtëzakonisht dobët ose nuk zbulohet fare”.

“Ne nuk e prisnim këtë, pasi zbulimi i molekulave organike komplekse në një distancë kaq të madhe ndryshon rrënjësisht të dhënat për vëzhgimet tona të ardhshme dhe ne jemi të emocionuar për rrugët e reja që po hapen”, tha kreu i hulumtimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!