Zbulohen mbi 500 mijë euro të padeklaruara në portin e Durrësit, ishin fshehur në tavanin e autobusit që vinte nga Italia

schedule15:49 - 21 Tetor, 2022

schedule 15:49 - 21 Tetor, 2022

Policia doganore në portin e Durrësit ka gjetur 500 mijë euro të padeklaruara në autobusin e linjës Bari-Durrës.

Abc mëson se eurot ishin fshehur në tavanin e mjetit.

Agjentët kishin informacion për transportin e parave të padeklaruara e për këtë arsye kaluan autobusin në skaner.

Edhe pse nuk është bërë ende numërimi i parave, nga sasia duket se bëhet fjalë për një shumë rreth 500 mijë eurosh.

Policia ka arrestuar shoferin dhe njëherësh pronar të  autobusit Elidon Çela si edhe ndihmësin e tij.

Njoftimi paraprak i Policisë 

Durrës/Informacion paraprak.

Në portin e Durrësit, si rezultat i një hetimi njëmujor të kryer nga Policia Kriminale e DVP Durrës, për mundësinë e futjes së një shume të madhe eurosh në vendin tonë, nëpërmjet portit të Durrësit, gjatë ditës së sotme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Eurot”, është ushtruar kontroll i imtësishëm nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar i DVP Durrës.

Si rezultat i informacioneve dhe konrollit të imtësishëm, në pjesën e sipërme të një autobusi janë gjetur të fshehura 6 qese plastmasi, brenda të cilave kishte disa pako, me rreth 500 000 euro.

Nga Policia e DVP Durrës janë shoqëruar disa persona dhe vijon puna për numërimin e saktë të sasisë së eurove dhe për identifikimin e kapjen e personave të përfshirë.

Në përfundim të veprimeve do të japim informacion të plotë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!