Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur lëvizjet e radhës me qëllim rritjen e performancës së strukturës. Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra mëson se në dy komisariate të qarkut të Korçës ditën e sotme është bërë prezantimi i shefave të rinj.
Shefi i komisariatit të Maliqit Besnik Qevani është zhvendosur në Dibër në sektorin e policisë së kufirit ndërsa në vend të tij ka kaluar Ramiz Hymeti i cili mbante më parë këtë post në komisariatin e Kolonjës.
Ndërkohë vendin e këtij të fundit e zë Ardit Elmazi i cili më parë ka qenë shef komisariati nr. 6 në Tiranë, që nga dita e sotme do ta drejtojë Ylli Doda./ Abcnews.al