Zbulohen investimet e mëdha të Ronaldos te Valladolid

schedule09:34 - 2 Prill, 2023

schedule 09:34 - 2 Prill, 2023

Sulmuesi legjendar brazilian Ronaldo, i cili është pronar i Valladolidit, ka në plan të përmirësojë infrastrukturën e klubit.

Sipas gazetarëve të AS, braziliani së bashku me partnerët e tij do të zhvillojnë një projekt për modernizimin e bazës së klubit dhe stadiumit. Kryebashkiaku është gati të japë pëlqimin për punën, e cila mund të nisë në të ardhmen e afërt.

Valladolid aktualisht është në vendin e 15-të në tabelën e ligës këtë sezon. Klubi i Ronaldos do ta luajë ndeshjen e radhës kundër Real Madridit më 2 prill. /G.D abcnews.al/