Elementet kryesor të ndërtimit të jetës janë zbuluar në një asteroid që NASA po e studionte prej vitesh. Një nga misionet me të rëndësishme të agjencisë hapësinore po jep tashmë rezultatet shkencore.
OSIRIS-REx u nis në asteroidin Bennu afër tokës dhe mblodhi pluhur nga shkëmbinjtë e tij. Kur udhëtimi përfundoi në vitin 2020, materiali u nda mes studiuesve nga e gjithë bota.
Lidhur me këtë ka folur në “Faqja 4” astrofizikanti Herald Buneci, i cili u shpreh se janë zbuluar elementët kryesore të jetës primitive.
Ai theksoi se një prej teorive më të përhapura është se jeta në tokë ka ardhur nga asteroidet.
“Me pak kushte që ka asteroidi, fillojnë atomet dhe molekulat të bashkohen. Formojnë aminoacidet që gjenden kudo dhe gjendet ADN. Kështu mund të formohet jeta kudo. Te asteroidet mund të formohen molekulat, në qoftë se asteroidet bashkohen fillon jeta.
Kushtet kanë bërë që Bennu të favorizohet pak më shumë. Ky eksperiment nga tregoi që teoritë shkencore lidhen me jetën.
Toka që në fillim është formuar nga asteroidet dhe më vonë kështu ka funksionuar.
Janë gjetur gjithmonë gjurmë më të afërta me lëndët organike. Këto elemente komplekse një pjesë vijnë nga aminoacidet. Janë gjetur shumë elemente kimike dhe në gur. Në një gur të çfarëdoshëm u pa një arritje shkencore shumë e madhe e jetës, imagjino te planetet çfarë mund të ndodh”, u shpreh ndër të tjera Buneci./abcnews.al