Zbulohen fituesit e çmimit Nobel në ekonomi

schedule13:17 - 8 Tetor, 2018

schedule 13:17 - 8 Tetor, 2018

Dy studiues amerikanë kanë fituar çmimin Nobel në ekonomi për vitin 2018. Nordhaus dhe Romer janë vlerësuar për punën e tyre, në studimin e ndikimit të ekonomisë në ndryshimet klimatike.

Njohja e pesëdhjetë në ekonomi, për herë të parë që u dha në vitin 1969, u shkon dy studiuesve që kanë trajtuar ndryshimet klimatike dhe inovacionin duke rishkruar konceptin e rritjes ekonomike: William Nordhaus dhe Paul Romer.

I pari është një ekonomist amerikan dhe lektor në Universitetin Yale. Nordhaus jeton në New Haven, Connecticut dhe quhet “Bill” në mënyrë miqësore. I dyti është gjithmonë amerikan dhe pionier i teorisë së rritjes endogjene. Ai ishte kryeekonomist dhe nënkryetar i Bankës Botërore deri në Janarin e kaluar dhe profesor në Universitetin e Stanfordit.

Çmimi i është dhënë Bill Nordhaus pasi ka studiuar inter-relacionet ndërmjet ndryshimeve klimatike dhe ekonomisë. Ndërsa vlerësimi prestigjoz për Romer, u caktua pas studimeve të tij mbi rritjen endogjene, nga e cila u krijuan kërkime të reja mbi politikat që nxisin inovacionin dhe rritjen afatgjatë të ekonomisë.

Më konkretisht, kërkimet shkencore të tyre treguan se si aktiviteti njerzor ka shkaktuar ngritjen e temperaturave globale 100 vitet e fundit. Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave tha se ata kishin trajtuar “disa nga pyetjet më themelore dhe më të ngutshme të kohës sonë” për rritjen e qëndrueshme. Dyshja do të marrë 9 milionë krona suedeze (rreth 841,000 euro)./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!