Të shtunën, Thomas Tuchel u prezantua si trajneri i ri i Bayernit. Trajneri gjerman nënshkroi kontratë me klubin e Mynihut deri në mesin e vitit 2025. Pritet që në verë Tuchel të ketë mundësinë për të riformuar skuadrën.
Sipas Calciomercato, Tuchel ka përzgjedhur tashmë dy lojtarë të rinj për Bayernin. Bëhet fjalë për portierin Edouard Mendy dhe mesfushorin Mateo Kovacic. Të dy lojtarët aktualisht luajnë për Chelsea, ku Tuchel ka punuar më parë.
Kontrata aktuale e Mateo Kovacic në Londër është llogaritur deri në mesin e vitit 2024. 31-vjeçari Edouard Mendy gjithashtu ndoshta do të jetë gati të largohet, pasi tani ai nuk është portieri kryesor i Chelsea. /G.D abcnews.al/