Zbulohen dy kategoritë e reja që i shtohen procesit të vaksinimit në vend

schedule20:57 - 8 Prill, 2021

schedule 20:57 - 8 Prill, 2021

Nga Ema Shazivari

Dy kategori të reja i shtohen skemës së vaksinimit anti-Covid. Bëhet fjalë për personat që kanë kryer një transplant organi dhe të sëmurët me hemodializë. Drejtuesja e programit të vaksinimet Erida Nelaj, thotë se këta persona do të marrin dozat Pfizer.

“Në planet e para prioritare po listohen të sëmurët që kanë kryer transplanto dhe ata që janë në procese të dializës,”, shpjegon ajo.

Këtë të enjte ka nisur vaksinimi për 65-vjeçarët. Nelaj thotë se me dozat e reja, do të ulet mosha e të vaksinuarve.

“Gjithmonë ne përfshijmë grupe risku apo prioritare që duam t’i fusim në vaksinimi dhe tani do të bëhen paralelisht me moshat,” sqaron ajo.

Aktualisht Janë kryer rreth 220 mijë vaksinime. Ekspertët thonë që personat të cilët janë duke kaluar një gjendje gripale, apo kanë shqetësime shëndetësore, nuk duhet ti nënshtrohen vaksinimit. Në vendin tonë nuk ka pasur asnjë rast me efekte të rënda anësore nga vaksina. /abcnews.al