Zbulohen detaje të frikshme nga vrasja e çiftit shqiptar: U qëlluan me plumb në kokë

schedule15:57 - 23 Janar, 2020

schedule 15:57 - 23 Janar, 2020

Durim Hadri dhe Suada Hadri, nga Prizreni, u gjetën të vdekur mëngjesin e djeshëm në shtëpinë e tyre në Prizren, pasi ata ishin qëlluar me nga një plumb të vetëm në kokë.

Çifti bashkëshortor që kishte ardhur para tri ditësh për pushime nga Suedia në vendlindje, u gjet pa shenja jete, ndërsa rasti sipas policisë po cilësohet si vrasje e rëndë.

Në Prokurori, bëjnë të ditur se burri ishte qëlluar me një plumb në kokë, në pjesën e ballit, ndërsa bashkëshortja e tij, gjithashtu kishte marrë plumb në kokë, por në pjesën mbrapa kokës.

Në deklarimet zyrtare të institucioneve të rendit, Prokurorisë dhe Policisë, thuhet se, në trupat e viktimave janë vërejtur plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Gjatë shikimit në vendin e ngjarjes, është gjetur një armë e zjarrit – pistoletë, për të cilën dyshohet se mund të jetë arma me të cilën është kryer vepra penale.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, një kuti me 49 fishekë dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”, ka thënë policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!