Megaoperacioni i koduar/ Zbulohen 3 parcela me kanabis në Krujë, shpallet në kërkim kultivuesi

schedule11:16 - 28 Maj, 2023

schedule 11:16 - 28 Maj, 2023

Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Mësohet se 100 punonjës policie janë angazhuar  në operacion, ku kanë zbuluar 3 parcela me kanabis në Krujë me 685 fidanë kanabis sativa. Ndërkohë, është shpallur në kërkim një 53-vjeccar, i dyshuar si një nga autorët e dyshuar të këtij kultivimi.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet faza e tetë e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”

Në këtë megaoperacion, 100 punonjës policie të Komisariatit të Policisë Krujë dhe të Forcës së Posaçme Operacionale e DVP Durrës, 6 grupe të FNSH Tiranë dhe 5 dronë.

Konstatohen dhe asgjësohen në fshatrat Kuçaj, Zezë dhe Verjon, 685 fidanë cannabis sativa të kultivuar në tokë.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim një nga autorët e dyshuar të këtij rasti kultivimi. Vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Gjatë 7 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 6347 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, të kultivuara në tokë dhe në kubikë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, ato të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës dhe 6 grupe të FNSH Tiranë, të asistuar nga dronë, kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në territoret e fshtrave Kuçaj, Zezë dhe Verjon, të njësisë administrative Nikël, Krujë.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë fazës së tetë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, u gjetën të kultivuar 685 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Fidanët dhe bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Krujë kanë identifikuar dhe kanë shpallur në kërkim një 53-vjeçar, banues në fshatin Zezë, autor i dyshuar i 250 fidanëve cannabis sativa që u gjetën të kultivuar në afërsi të banesës së tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të tjerë të kësaj veprimtarie kriminale.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!