Zbulimi tronditës i shkencëtarit: Kam punuar në laboratorin e Wuhan, e di çfarë ka ndodhur

schedule15:29 - 3 Dhjetor, 2022

schedule 15:29 - 3 Dhjetor, 2022

Një shkencëtar që ka punuar në laboratorin e Wuhan ka pohuar se Covid kishte rrjedhur nga laboratori dhe nuk ka kaluar nga kafshët te njerëzit, shkruajnë mediat e huaja.

Andrew Huff, ish-zëvendëspresident i Aleancës EcoHealth, tha se kjo është një nga fshehjet më të mëdha në histori dhe dështimi më i madh i inteligjencës amerikane që nga 11 shtatori.

Instituti i Virologjisë në Wuhan,  një laborator i sigurisë së lartë i specializuar për koronaviruset ka qenë në sy të botës ndërsa ende nuk është zbuluar origjina e saktë e koronavirusit.

Si  Kina  ashtu edhe ekspertët e labaratorit në Wuhan kanë mohuar çdo akuzë,  por provat se virusi në fakt ka dalë nga laboratori. Dhjetra ekspertë kanë sugjeruar se Covid mund të ketë dalë nga laboratori i Ëuhanit përmes një studiuesi të infektuar ose shkeljeve të mundshme të sigurisë në vend.

Edhe kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thuhet se beson se Covid ka rrjedhur nga laboratori pas një “aksidenti katastrofik” .

Në librin e tij të ri, “The Truth About Ëuhan” – sinjalizuesi Dr Huff pretendon se pandemia ishte rezultat i financimit të qeverisë amerikane të inxhinierisë gjenetike të rrezikshme të koronaviruseve në Kinë.

Epidemiologu tha se eksperimentet e Kinës, të kryera me siguri të dobët çuan në një rrjedhje laboratorike në Institutin e Virologjisë Ëuhan të financuar nga SHBA.

“Aleanca EcoHealth dhe laboratorët e huaj nuk kishin masat adekuate të kontrollit në vend për të siguruar sigurinë e duhur, dhe të menaxhonin rrezikun, që përfundimisht rezultoi daljen e virusit në Institutin e Virologjisë Ëuhan,” tha ai.

Aleanca EcoHealth kishte studiuar koronaviruse të ndryshëm te lakuriqët e natës për më shumë se dhjetë vite dhe kishte bashkëpunuar me laboratorin e Wuhan.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!