Zbulimi i Washington Post rreth Ujgurëve, Griezmann ndahet me Huawei

schedule17:58 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 17:58 - 10 Dhjetor, 2020

Antoine Griezmann ka vendosur të ndërpresë reklamimin e tij për kompaninë kineze të celularëve, Huawei. Shkak është një zbulim i Washington Post, që raportonte se kompania e famshme kishte instaluar një sistem në telefonat e saj, ku identifikonte të gjithë ujgurët, pakicë kombëtare turke në Kinë me besim mysliman, shumë e diskriminuar nga shteti dhe populli kinez.

Griezmann është totalisht kundër këtij vendimi dhe ka njoftuar ndërprerjen e kontratës së tij me kompaninë e madhe të celularëve, që në Azi është në konkurrencë të madhe me IPhone dhe Samsung.

“Pas dyshimeve të forta, sipas të cilave Huawei ka kontribuar në zhvillimin e një ‘alarmi uighur’ falë një sistemi njohje të fytyrës, vendosa të shkëpus menjëherë marrëdhënien me këtë kompani.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Antoine Griezmann (@antogriezmann)

Shfrytëzoj këtë rast për të ftuar Huawei të mos humbasë mundësinë për të mohuar këto akuza dhe për të ndërmarrë veprime konkrete sa më shpejt të jetë e mundur për të dënuar këtë diskriminim masiv dhe të përdorë ndikimin e tij për të kontribuar në respektimin e të drejtave të njerëzve brenda shoqërisë”, shkruan Griezmann.

Në shkrimin e Washington Post zbulohet se kompania teknologjike bashkëpunoi në vitin 2018 me kompaninë e Megvii për të testuar një sistem kamere të inteligjencës artificiale me aftësinë për të skanuar fytyrat dhe për të vlerësuar moshën, gjininë dhe etninë e njerëzve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!