Zbulimi i varreve masive në Izium, SHBA: Ky është brutaliteti që ka zgjedhur Rusia kundër Ukrainës

schedule21:30 - 16 Shtator, 2022

schedule 21:30 - 16 Shtator, 2022

Shtëpia e Bardhë ka reaguar pas zbulimit të vend-varrimit masiv në qytetin lindor të Ukrainës. Zbulimin, John Kirby e cilësoi si të tmerrshëm dhe të neveritshëm”.

Këshilltari i komunikimit strategjik në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, tha se zbulimi i asaj që zyrtarët ukrainas thonë se janë të paktën 440 varre në vend ishte “në përputhje me llojin e shthurjes dhe brutalitetit me të cilin forcat ruse kanë ndjekur në këtë luftë kundër Ukrainës dhe popullit ukrainas”.

Kirby shtoi po ashtu se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin në mënyrë aktive përpjekjet për të dokumentuar krimet e luftës dhe mizoritë që forcat ruse kryejnë në Ukrainë dhe të ndihmojnë përpjekjet kombëtare dhe ndërkombëtare për të identifikuar dhe vendosur përpara përgjegjësisë rusët.”

Kujtojmë se qendra për Komunikime Strategjike e Ukrainës tha të enjten se disa nga varret e zbuluara në Izium ishin “të freskëta” dhe se trupat e varrosur atje ishin “kryesisht civilë”.

Izium iu nënshtrua sulmeve intensive të artilerisë ruse në prill dhe qyteti, i cili ndodhet afër kufirit midis rajoneve Kharkiv dhe Donetsk, u bë një qendër e rëndësishme për ushtrinë pushtuese gjatë pesë muajve të pushtimit. /abcnews.al/