Skuadra e Milanit kërkon të përforcohet sa më shumë në mbrojtje për sezonin e ardhshëm, pasi është një nga repartet ku kuqezinjtë po vuajnë më shumë për kualitet dhe alternativa.
Kapiteni Romagnoli ka bërë gjithmonë mirë, por pjesa tjetër e mbrojtësve kanë lënë për të dëshiruar. Drejtuesit e “Djallit” kanë hedhur sytë nga merkato dhe janë gati t’i besojnë një talenti 19 vjeçar.
PROFILI I LOJTARIT – Mohamed Simakan
Bëhet fjalë për zbulimin e sezonit në Ligue 1, mbrojtësin e Strassbourg, Mohamed Simakan. Ky i fundit rinovoi pak muaj më parë me skuadrën franceze dhe tashmë, ekipet duhet të paguajnë më shumë se 15 milion euro për të.
Milani e kërkon me ngulm Simakan, pasi konsiderohet si një lojtar me të ardhme. Mbrojtësi i Strassbourg shihet si partneri ideal i kapitenit Romagnoli në mbrojtje./abcnews.al