Mutacioni Omicron ka shkaktuar shqetësim në mbarë botën për shkak të transmetueshmërisë së tij të lartë. Gikas Majorkinis, profesor i epidemiologjisë në Greqi u shpreh se Omicron ka dy degë, Omicron dhe Omicron 2. “Që në fillim, nga fillimi i dhjetorit është raportuar se Omicron ka dy degë” u shpreh ai.
Më tej ai shpjegoi: “Njërën nga dy degët, ne e quajtëm “degë e fshehur”, sepse ka një mutacion që e bën të padetektueshëm me metodën klasike që përdorim për ta zbuluar.
Lexo edhe: Shkenca zbulon “karremin” brenda trupit që vret COVID-19
Nëse kjo do të thotë se është më ngjitëse është ende shumë herët për të thënë sepse nuk e kemi parë të ndodhë në vende të tjera” tha ai.
Megjithatë, ai theksoi: “Ne nuk kemi raporte për këtë nënvariacion për momentin në Greqi dhe nuk duket se ka dallime domethënëse midis njërës degë dhe tjetrës për sa i përket, le të themi, sëmundshmërisë apo ngjitjes. Është ende herët. Por ne e kemi ditur këtë që nga fillimi i dhjetorit”, tha ai./ Abcnews.al