Zbulimi i ekspertëve kinezë: Njerëzit me presion të lartë gjaku duhet ta hanë në këtë mënyrë orizin

schedule17:41 - 11 Nëntor, 2022

schedule 17:41 - 11 Nëntor, 2022

Për shkak të përmbajtjes së lartë të karbohidrateve, orizi shpesh merr një emër të keq, por nutricionistët dhe dietologët pajtohen se ky ushqim është në të vërtetë shumë i dobishëm për shëndetin. Madje, ata besojnë se nëse e konsumoni rregullisht, do të përmirësoni shumë gjendjen e trupit tuaj. Orizi ka aftësinë të furnizojë trupin me energji shumë shpejt, është burim i shkëlqyer i vitaminës B1 dhe nëse merret në mënyrë të veçantë normalizon nivelin e sheqerit në gjak.

Megjithatë, ekspertët zbulojnë gjithashtu se ekziston një mënyrë për ta bërë orizin edhe më të shëndetshëm, dhe kjo është nëse e lini në frigorifer për 24 orë pas gatimit. Shkencëtarët kinezë dolën në këtë përfundim.

Në një studim të ekspertëve kinezë nga Pekini, vihet re se kjo mënyrë e përdorimit të orizit ndihmon në përmirësimin e funksionimit të traktit gastrointestinal, si dhe ka një përfitim të madh në parandalimin e sëmundjeve. Gjithashtu, orizi i ftohur ndihmon shumë njerëzit që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut, si dhe ata që luftojnë me obezitetin.

Fakti është se e ashtuquajtura niseshte rezistente formohet në orizin e gatuar që është ftohur mirë, gjë që ka një efekt të dobishëm në trupin e njeriut. Kjo niseshte merr më shumë kohë për t’u tretur, kështu që niveli i sheqerit në gjak do të rritet më ngadalë, presioni do të bjerë dhe ndjenja e ngopjes do të zgjasë më shumë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!