Në Francë janë të bindur, për të blerë Kylian Mbappe është gati një ofertë e bujshme e spanjollëve të Real Madrid. Sulmuesi është kthyer në një fiksim dhe “La Parisien” raporton se klubi madrilen është gati të ofrojë deri në 400 milionë euro për kartonin e tij.
Sikurse kuptohet, do të kishim të bënim me operacionin më të shtrenjtë të merkatos. PSG e ka vendosur rekordin e mëparshëm, kur pagoi 223 milionë euro për të transferuar brazilianin Neymar nga Barcelona.
Shifra prej 400 milionë eurosh sigurisht që do ta bënte PSG-në të mendohej mirë. Sot madje u raportua se francezët kanë nisur të mendojnë edhe për zëvendësuesin e Mbappe dhe ai është Antoine Griezmann, i cili te Barcelona nuk po e gjen veten. /abcnews.al