Zbulime të reja arkeologjike janë gjetur në Durrës. Bëhet fjalë për vaska, objekte e mur rrethues të një vile mbi 2000 vjeçare.
Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, arkeologu, Luan Perzhita tregoi se bëhet fjalë për një banesë që është shkatërruar nga tërmeti gjatë shekullit IV.
Gjithashtu një vit më parë, është zbuluar edhe një mozaik i rrallë, që është i rëndësishëm jo vetëm për vendin tonë, por edhe për rajonin e Ballkanit.
“Jemi dy ekipe, një ekip përbëhet nga 7 arkeologë. Në jemi në hapat e parë të zbulimit dhe do të duhet të shohim të gjithë situatën. Pasi jemi në fazën e fillimit të gërmimeve. Të dhënat janë premtuese, pasi janë zbuluar shumë objekte. Vila e zbuluar ka qenë një rezidencë e madhe, pozicioni tregon se ka qenë në një ambient të përshtatshëm për të pasur një jetë aktive dhe dinamike dhe me shumë vlera që tregojnë nivelin e lartë të jetesës, në atë kohë në Durrës. Ky territor ku ka qenë shkolla “Gjergj Kastrioti” është dëmtuar herë pas herë”, tregoi ai.
/abcnews.al/