Zbulim i rrallë në Amantia. Varr herbe që daton në shekullin II-III

schedule15:49 - 9 Mars, 2023

schedule 15:49 - 9 Mars, 2023

Zbulohen struktura monumentale të shekullit të 2 ose të 3-të para krishtit në parkun arkeologjik të Amantias, pranë fshatit Ploce në Vlorë.

Këto zbulime kanë rëndësi të veçantë historike për shkak të arkitekturës dhe periudhës që i përkasin.

Drejtori i monumenteve te kulturës në Vlorë, Orges Feimi, i ka konsideruar këto zbulime me vlera të jashtëzakonshme për historinë dhe zonën.

Sipas tij do të kryhen të gjitha proçedurat e nevojshme për dokumentimin e tyre.

Strukturat monumentale kanë elemente unikale në tekniken e ndërtimit të tyre.

Sipas zbulimeve ato u perkasin banorëve qe kanë jetuar në këtë zonë dhe kryesisht familjeve të pasura./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!