Zbulim i ri nga shkencëtarët: Vampiri Drakula “i etur për gjak” ishte në të vërtetë një vegan

schedule16:41 - 6 Shtator, 2023

schedule 16:41 - 6 Shtator, 2023

Sundimtari rumun Vlad Cepes, i cili ishte frymëzimi për librat dhe filmat për vampirin gjakatar Drakula, ishte në fakt një vegan, sipas shkencëtarëve.

Analiza shkencore e letrave të sundimtarit rumun të shekullit të 15-të sugjeron se Vlad Cepes ishte vegan, një kthesë befasuese në legjendën e Kontit Drakula të etur për gjak. Besohet gjerësisht se Drakula, personazhi legjendar imagjinar i autorit Bram Stoker, është në të vërtetë Vlad Cepes, një sundimtar i fuqishëm i njohur për metodat e tij brutale, duke përfshirë goditjen në shtyllë të armiqve të tij.

Më shumë se 500 vjet pas vdekjes së tij, shkencëtarët kanë analizuar disa nga letrat e tij të shkruara me dorë, duke zbuluar detaje intriguese për jetën e tij.

Gjaku, djersa, gjurmët e gishtërinjve dhe gjurmët e pështymës zbuluan një pamje krejtësisht të ndryshme.

Shkencëtarët nga Universiteti i Katanias filluan një përpjekje unike duke nxjerrë biomolekulat nga kjo letër shekullore. Ajo që i habiti studiuesit ishte mungesa e proteinave shtazore në gjetjet, që ishte një zbulim shumë i pazakontë.

Proteinat e ushqimit gjenden vetëm në ushqimet bimore, theksoi Gleb Zilberstein, autor i studimit të botuar në revistën “Analytic Chemistry”.

Ky zbulim çoi në hipotezën se modeli për vampirin e Stokerit mund të ketë qenë vegan, megjithëse kjo zgjedhje diete mund të jetë nxitur nga nevoja dhe jo nga preferenca.

Përkatëisht, në shekullin e 15 Evropa kishte një klimë shumë të ftohtë dhe kishte shumë pak ushqim. Sipas bioarkeologëve, aristokratët në të gjithë Evropën kishin një dietë shumë të varfër dhe mishi nuk hahej shpesh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!