Zbukurimi më i shtrenjtë në botë për festat e fundvitit ndodhet në Francë

schedule12:15 - 31 Dhjetor, 2022

schedule 12:15 - 31 Dhjetor, 2022

Në Molsheim të Francës, autoritetet vendore kanë marrë një vendim të pazakontë. Ata kanë menduar që për të zbukuruar qendrën e qytetit, të vendosin aty jo pemën e Krishtlindjes, por makinën më të shtrenjtë në botë: Bugatti Voiture Noire.

Makina që kushton 15 milionë euro është e ekspozuar në Plaza del Hotel de Ville, e futur në një kuti të kristaltë me siguri të lartë.

Kjo ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin e njerëzve, duke harruar për pak momente situatën e krijuar nga pandemia. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!