Zbërthimi i “Matrix” do zbulojë fatin e Ervis Martinajt? Llabani: Ja e dhëna që u gjet në platformë, kjo na çon drejt…

schedule21:38 - 5 Dhjetor, 2024

schedule 21:38 - 5 Dhjetor, 2024

TIRANË- Gazetarja Anduena Llabani, u shpreh se zbërthimi i “Matrix” mund të çojë në zbardhjen e fatit të Vis Martinaj, i konsideruar si “mbreti” i lojërave të fatit në Shqipëri.

Ai prej vitesh rezulton i zhdukur dhe ende nuk ka asnjë të dhënë për fatin e tij.

“Platformat matrtix shfaqi një tjetër element, që dua të shkoj të ato vrasjet e famshme dhe tek personazhi që kemi pas krahëve (Vis Martinaj). Në këtë platformë, sipas policisë Holandeze, është shfaqur dhe një aplikacion për lojërat e fatit. Pra, ne, jo më kot kemi dyshime që vrasja apo zhdukja, apo çfarë ka ndodhur, e vërteta për Vis Martinaj mund të zbardhet nga ky aplikacion. Jo vetëm se përkon më kohën, por dhe ka pikërisht në këtë platformë janë shfaqur të dhëna, që personat nëpërmjet një kriptomonedhe, nëpërmjet një monedhe të vet për pagesë për t’u futur dhe për t’u bërë pjesë e platformës ka dhënë inflamacione se në këtë platformë, është përdorur edhe për lojërat e fatit, çka të çon direk tek mbreti (shënim redaksional: tregon me gisht Vis Martinajn)”, theksoi Llabani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!