“Zbërthehet” banda e trafikut të drogës, shqiptari niste “mallin” me motoskaf, dy italianët prisnin ngarkesat

schedule17:13 - 10 Tetor, 2022

schedule 17:13 - 10 Tetor, 2022

Një shqiptar dhe një Italian janë arrestuar në Santa Margherita Ligure, pasi akuzohen se janë pjesë e një bande kriminale që merret me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Hetimet që çuan në arrestimet kanë filluar që në vitin 2016, pasi u zbuluan 38kg marijuanë në Rapallo, të fshehura Brenda bagazhit të një makine.

Hetuesit kishin zbuluar trafikun që niste që nga Shqipëria drejty brigjeve italiane dhe më pas përfundonte në sheshet e Francës dhe Gjermanisë.

Vitin e kaluar karabinierët arrestuan 20 persona të cilët përveç marihuanës merreshin edhe me ngarkesa kokaine. Në mënyrë të veçantë, një nga bashkëpunëtorët italianë të arrestuar sot kishte për detyrë të përgatiste dhe organizonte operacionet e marrjes së ngarkesave me marijuanë, të ardhura nga deti nga Shqipëria dhe Mali i Zi, duke identifikuar nëse ishte e nevojshme, përgjatë pikave të ndryshme të brigjeve puliane dhe abruzeze, magazinat ku të ruhej dhe të fshihej lënda narkotike, në pritje të transfertave të mëvonshme.

Shqiptari, nga ana tjetër, menaxhonte kultivimin e lëndës narkotike në Shqipëri, importimin e mëpasshëm në Itali me motoskafe, deri në planifikimin e shpërndarjes së saj në territorin e kryeqytetit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!