“Zbërthehet” 22 vjeçari: Vidhnim makina dhe i modifikonim tek servisi i Besmirit, e vramë për paratë

schedule13:09 - 4 Maj, 2020

schedule 13:09 - 4 Maj, 2020

Klevis Alla vijon të japë detaje në lidhje me ekzekutimin e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës më datë 27 prill si edhe ngjarje të tjera të rënda gjatë muajve të fundit.

Siç raporton gazetari Leonidha Musaj, Alla është shprehur para grupit hetimor se i kanë vrarë vëllezërit Haxhia pasi ishin konfliktuar për modifikimin e një makine të vjedhur.

“Ne jemi një grup që merremi me vjedhje makinash dhe i dërgonim për t’i modifikuar tek servisi i Dorjan Shkozës dhe vëllezërve Haxhia. Me Besmirin jemi prishur për një konflikt që patëm për një makinë. Besmiri nuk na i dha paratë e një makine siç kishim rënë dakord. I kërkuam paratë por Besmiri nuk na i dha. Me Viktorin nuk kemi patur probleme, por qëlluam për të mos lënë dëshmitarë”, mësohet të jetë shprehur Klevis Alla para hetuesve.

Ndërkohë, ai është shprehur se për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë kishin marrë porosi.

Ndërkohë, prokuroria është duke hetuar edhe një pistë tjetër për shkakun e vrasjes së vëllezërve Haxhia, e cila lidhet me grabitjen e 5 milion eurove në Rinas.

Dyshohet se vëllezërit Haxhia strehuan për disa ditë njërin nga grabitësit duke ngjallur konflikte për një sasi parash, të cilat kanë humbur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!