“Zbavitem duke parë ndeshjet e Juventus”, De Ligt “analizon” Serie A: Inter është diçka tjetër

schedule12:36 - 6 Mars, 2024

schedule 12:36 - 6 Mars, 2024

Prej dy sezonesh është pjesë e “Bavarezëve” të Bayern Munich, mirëpo duket se Juventus “fle” ende në zemrën e tij. “Shtatlarti” holandez i mbrojtjes, Matthijs de Ligt kaloi plot tre sezone te “Bardhezinjtë” e Serie A, para se të transferohej te “gjigantët” e Bundesliga, për shifrën e 67 milionë eurove, në verën e vitit 2022.

Te “Bavarezët”, “tulipani” është kthyer gjithashtu në një protagonist, teksa mbrëmjen e së martës që sapo lamë pas dha asistimi për golin e dytë, të “Bavarezëve”, duke i dhënë një ndihmesë të madhe, skuadrës së tij, në përmbysjen, 3 me 0, ndaj “Shqiponjave” të Lazio, që u siguroi çerekfinalen e UEFA Champions League.

Pas ndeshjes, përveç se tejet i lumtur, për fitoren e madhe të skuadrës së tij, qendërmbrojtësi holandez foli edhe për ish-ekipin e tij, teksa u shpreh se vazhdon ende të ndjekë “Zonjën e Vjetër dhe më tej bëri një krahasim të vogël me “Zikaltërit”, ku për këta të fundit u shpreh se janë në një nivel tjetër këtë sezon.

“Padyshim që vazhdoj ta ndjek Juventusin. Ata kanë humbur disa ndeshje, por po bëjnë një punë shumë të mirë. Skuadra ka shumë lojtarë të rinj, ndërkohë që Allegri ka krijuar një grup shumë të fortë. Kur dikush dëmtohet, gjithmonë një tjetër është gati ta zëvendësojë. Zbavitem shumë duke parë ndeshjet e Juventus, por Interi i këtij sezoni është diçka tjetër”,- u shpreh De Ligt. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!