Ndërkohë që Coronavirusi po godet tashmë dhe Britaninë e Madhe, mesfushori i Aston Villa, Jack Grealish, ka vendosur të mos i zbatojë rregullat. Anglezi përveç se nuk qëndroi në shtëpi, u përfshi dhe në një aksident automobilistik.
Policia ka publikuar pamjet e makinës së mesfushorit, e cila duket qartë se ka disa dëme. Ai akuzohet se ka përplasur dy makina të cilat kanë qenë të parkuara. Ende nuk ka një reagim të klubit, sikurse as nga Grealish.
Vetëm 24 orë përpara aksidentit, ai publikoi një video në rrjetet e tij sociale, ku jepte mesazhin e tij rreth situatës. Grealish kërkonte që të gjithë të qëndrojnë në shtëpi, pasi kjo është mënyra e vetme për ta luftuar Coronavirusin. I pari që nuk e bëri ishte ai vetë, madje shkaktoi dhe një aksident. Në ditët në vijim pritet dhe zbardhja e plotë e ngjarjes. /abcnews.al
⚠️ El Daily Mail sitúa a Jack Grealish, capitán del Aston Villa, en medio de un accidente de coche tras una fiesta pese a la cuarentena por coronavirus https://t.co/Mu9WmwyPm0 pic.twitter.com/KeLw8ikQLJ
— Mundo Deportivo (desde ?) (@mundodeportivo) March 30, 2020