Zbatohet një ligj i ri në Korenë e Veriut, qytetarët ndalohen të përdorin këtë emër për vajzat

schedule17:53 - 15 Shkurt, 2023

schedule 17:53 - 15 Shkurt, 2023

Diktatori Kim Jong-un ka vendosur një ligj të ri i icli ndalon të gjithë koerano-veriorët që të kenë të njëjtin emër me vajzën e tij 10-vjeçare.

Ligji i ri i bllokon prindërit që të përdorin emrin e vajzës së tij, Kim Ju-ae, ndërsa detyron këdo me të njëjtin emër të zgjedhë një tjetër.

Shumë ekspertë besojnë se Kim Ju-ae po përgatitet nga i ati si liderja e ardhshme e Koresë së Veriut dhe se këto janë hapat e parë të saj në këtë drejtim.

Regjimi koreano-verior ka shpallur të njëjtin ligj për emrat e ish-liderëve të tjerë dhe atij të Kim Jong-un, gjë që rrit besimin se e bija e udhëheqësit po projektohet të ndjekë të njëjtën rrugë.

Një burim në provincën e Pyongan-it të Veriut, e cila kufizohet me Kinën, tha se njerëzit që përdornin emrin Ju-ae në Chongju ishin thirrur së fundmi nga shërbimet e sigurisë.

“Ministria e sigurisë thirri gratë e regjistruara në departamentin e regjistrimit të rezidentëve me emrin “Ju-ae” në Ministrinë e Sigurisë për të ndryshuar emrat e tyre”, u shprehën ata. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!