“Zbatimi i ligjit, i barabartë për të gjithë”, Dumani: Disa gjëra mund t’i kishim bërë më mirë. Misioni ynë jetik vazhdon

schedule10:17 - 19 Dhjetor, 2024

schedule 10:17 - 19 Dhjetor, 2024

Kreu i SPAK, Altin Dumani thotë se ndihet krenar për arritjet në këto pesë vite punë të Prokurorisë së Posaçme. Ai theksoi se janë të vetëdijshëm që disa gjëra do të ishin bërë më mirë, por shtoi se mësimet e nxjerra, do të shërbejnë për rrugën që kanë përpara në këtë mision jetik të prokurorisë.

“Ndërsa kremtojnë 5 vite, ndihemi krenar për arritjet e përbashkëta por kjo nuk na shfokuson nga detyra. Na bën të ndihemi më të përgjegjshëm dhe më të pjekur. Jemi të ndërgjegjshëm që shumë gjëra mund t’i kishim bërë më mirë. Mësimet e nxjerra i vëmë në shërbim të rrugës që kemi përpara.

Më shumë se kujtdo iu detyrohemi brezave të ardhshëm. Dëshiroj të falenderoj të gjithë prokurorët, drejtoreshën dhe hetuesit e BKH, hetuesit financiarë, institucionet vendase dhe partnerët tanë SHBA e BE, si dhe qytetarët shqiptarë. I uroj ditëlindjen SPAK, dhe sukses në misionin e tij jetik. Misioni ynë vazhdon.“, tha Dumani./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!