Zbardhet vrasja në Tiranë

schedule11:09 - 26 Janar, 2019

schedule 11:09 - 26 Janar, 2019

Policia e Tiranës ka zbardhur pas dy ditësh ngjarjen e ndodhur në Zall Bastar, ku 34-vjeçari Arben Gjeçi u godit në kokë disa herë me sende të forta dhe më pas ndërroi jetë në Spitalin e Traumës. Dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një historie dashurie që viktima kishte në fashatin e  tij të lindjes.

Një vrasje e denjë për filmat thriller, u shënua në fshatin Bastar i Mesëm në rrethin e Tiranës. Viktima, Arben Gjeçi, ishte qëlluar disa herë me sende të forta pas koke mbrëmjen e 24 Janarit dhe më pas ishte lënë pothuasje i pajetë poshtë disa shkurre. Pista kryesore që po heton Policia e Tiranës është se krimi dyshohet të ketë si motiv kryesor një histori dashurie që 34-vjeçari Gjeçi kishte në fshat e tij të lindjes.

Për këtë arsye policia ka prangosur tre 3 persona me tyre edhe autorin e dyshuar të vrasjes Esad Cani 31-vjeç dhe motrën e tij Elida Cani 20-vjeçe. Bashkë me ta është prangosur edhe një person tjetër me inicialet D.K., të cilit iu gjetën edhe lëndë narkotike në shtëpi. Motra e autorit të vrasjes dyshohet se ka qenë molla e sherrit, pasi kishte një lidhje me viktimën Gjeçi.

Bashkëshorti i Elidës, D.K., 29 vjeçe dyshonte se gruaja kishte një lidhje jashtëmartesore dhe për këtë ka vënë në dijeni vëllain e saj Esad Canin, 31 vjeç. Të dy bashkë e kanë ruajtur e më pas qëlluar 34-vjeçarin, të cilit i shkaktuan dëmtime të mëdha në kokë. Motra e autorit të krimit, njëkohësisht e dashura e viktimës Arben Gjeçi për të mbrojtur vëllain e saj nuk ka treguar në polici, ndaj është vënë në pranga për moskallëzim krimi./abcnews.al