Zbardhet vrasja në Korçë, flasin fqinjët: I moshuari jetonte vetëm

schedule11:00 - 9 Korrik, 2019

schedule 11:00 - 9 Korrik, 2019

Policia bën të ditur në një njoftim zyrtar se 71-vjeçari Sefedin Zenellari, kunati i viktimës së djeshme Gramoz Nako, u vetëvra sot në mëngjes në banesën e tij, kur policia shkoi për ta shoqëruar në komisariat.

Por fqinjët e të moshuari flasin për mikrofonin e ABC News dhe shprehen se i ai jetonte vetëm. Ndërsa një fqinjë shprehte se nuk e njeh, por kishte shkuar aty për të pyetur vëllanë se çfarë kishte ndodhur.

Qytetarja: Nuk e njoh fare, edha të pyes vëlla.

Qytetarja: E njoh si komshi këtu, por unë nuk dal sepse rri shtrirë se jam me diabet.

Gazetarja: Po me kë jetonte ky?

Qytetarja: Vetëm.

Gazetarja: Po gruan fëmijët ku i kishte?

Qytetarja: Nuk di gjë.

Gazetarja: Ishte person i qetë?

Qytetarja: Po ai pa grua unë pa burrë, unë me hallet e mia ai me hallet e veta…

Gazetarja: Nuk kishit dëgjuar për ndonjë konflikt?

Qytetarja: Jo.

Sipas policisë, 71 vjeçari Zenellari është vetëvrarë me armë zjarri tip pistoletë, në banesën e tij ku jetonte i vetëm. Grupi hetimor po punon për sqarimin sa më parë të rrethanave të dy ngjarjeve. Hetimet për vrasjen e mbrëmshme të Gramoz Nakos po kryhen sidomos në pistën e grabitjes. Nga deklarimet e familjareve në polici, mësohet se viktimës i janë marrë nga xhepi 13 mijë euro.

Mbrëmë, 57 vjeçari Gramoz Nako u gjet pa shenja jete nga bashkëshortja e tij në shtëpinë e tyre, në lagjen 7 në qytetin e Korçës. Fillimisht policia dyshoi se bëhej fjalë për vetëvrasje, por ekspertiza mjeko- ligjore konfirmoi se Gramoz Nako ishte vrarë me armë zjarri.
Viktima Nako ishte emigrant në SHBA dhe para pak ditësh ishte kthyer në atdhe,/ abcnews.al