Vendimi/ Qeveria strehon në banesat sociale të Tiranës, 17 familjet e viktimave të termetit

schedule20:10 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 20:10 - 3 Dhjetor, 2019

Qeveria ka vendosur tu dhurojë shtëpi në Tiranë 17 familjeve që humbën të afërmit e tyre në termetin tragjik të 26 Nëntorit. Në aktin normativ që pritet të votohet pasnesër thuhet se “familjeve të viktimave do t’u vihet në ndihmë nëpërmjet dhurimit të 17 apartamenteve në pronësi të Bashkisë Tiranë, të ndodhura në njësinë administrative nr.1, Tiranë”. Pra familjet nga Durrësi dhe Thumana që u dëmtuan më rëndë nga termeti do të strehohen në banesat sociale, që ndodhet në Shkozë të Tiranës.

Abc News ka siguruar relacionin e aktit normativ të qeverisë që do të votohet të enjten në seancë plenare.

Më poshtë relacioni i plotë

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!