ZBARDHET SKEMA/ 9 persona përfituan 38 mijë euro, si mashtronin përmes facebook-ut

schedule18:35 - 8 Korrik, 2020

schedule 18:35 - 8 Korrik, 2020

Zbardhet skema e mashtrimit online se si 9 personat e arrestuar të martën nga Policia e Tiranës, përfituan 38 mijë euro nëpërmjet adresave të ndryshme Facebook-u.

Hetimet disa mujore kanë zbuluar se në krye të këtij grupi qëndronte 30 vjeçari Enerik Peka.

Nëpërmjet mashtrimit, pasi ai mundte t’u vidhte kodet e adresave të Facebook-ut, u dërgonte SMS personave të ndryshëm, e kryesisht atyre që jetonin jashtë territorit shqiptar, duke u kërkuar hua shuma të ndryshme të parave, me pretendimin se u duheshin për arsye shëndetësore.

Shumë prej të mashtruarve mendonin se paratë po ja nisnin vëllait, motrës ose të afërmve të tyre, por që më pas rezultoi se këta të fundit nuk kishin dijeni për shumat e parave që ishin kërkuar në emër të tyre.

Në disa raste, pre e këtij grupi kanë rënë edhe persona të ndryshëm, të cilët janë mashtruar me pretendimet se personi që po u shkruante kishte foto apo video të tyre intime. Për këtë rast mashtrimi, në muajt e fundit, në policinë e Tiranë janë bërë mbi 50 denoncime./abcnews.al