Zbardhet sherri me thika dhe sende të forta i ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë.
Abnews.al mëson se sherri ka nisur për shkak të një incidenti të momentit mes kamarierit të një lokali Denis Musa dhe një klienti, gjë e cila ka nxehur pronarët vëllezër me njëri-tjetrin Besim Sokolaj, 44 vjeç dhe Shkëlqim Sokolaj 48 vjeç.
Këta të fundit janë konfliktuar me kamarierin, gjë e cila më pas është përshkallëzuar në përleshje fizike.
Në mes kanë hyrë edhe tre persona të tjerë, mes tyre i afërmi i dy vëllezërve Edmond Gosturani, 25 vjeç, dhe kushëriri bashkë me shokun e Musës, Xhuljo Musa dhe Marvano Qerimi.
Nga konflikti kanë mbetur të dëmtuar kamarieri dhe dy miqtë e tij, ndërsa pronarët e lokalit dhe i afërmi i tyre janë arrestuar nga policia./abcnews.al