EMRAT/ Zbardhet pas 23 vitesh vrasja e dy vëllezërve në Vlorë, autori në kërkim

schedule11:46 - 12 Shkurt, 2021

schedule 11:46 - 12 Shkurt, 2021

Vrasja e dy vëllezërve Beqir dhe Elmaz Hasho në Vlorë është zbardhur pas 23 vitesh.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 22 nëntor të vitit 1998 në lagjen “Pavarësia” në  Vlorë ku mbetën të vrarë me armë zjarri dy vëllezërit Hasho.

Pas hetimeve të kryera, në kërkim ndërkombëtar u shpall autori i dyshuar Gerti Selimaj, banues në Vlorë.

47 vjeçarit, Gjykatës e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Policia po vijon punën lokalizimim dhe arrestimin e tij. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!