Tre persona janë vënë në pranga nga Policia e Vlorës, pasi morën peng një shtetas kosovar, Fisnik Xhaka. Sipas informacioneve në prangat e bluve të Vlorës, janë vënë shtetasit Vilson Agaj, Orest Çorapaj dhe Julian Zogaj.
Dyshohet se e kanë mbajtur shtetasin kosovar për rreth dy javë në një banesë pranë zonës së quajtur “Rruga e re” ne Vlore duke i kërkuar 70 mije euro.
Sipas policisë, shtetasi nga Kosova kishte dalë garant për një ngarkesë lëndë narkotike, drejt një vendi europian, me vlerë 70 mijë euro.
Shtetasi nga Kosova është ka mbërritur në spital me plagë në trup, shembje, gërvishtje në këmbë. Pasi ka marrë ndihmë në spital është larguar.

