Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zbardhet misteri i plagosjes së 39-vjeçarit në Vlorë, shpallet në kërkim 18-vjeçari

schedule17:42 - 27 Maj, 2021

schedule 17:42 - 27 Maj, 2021

Vlorë- Është zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Uji i Ftohtë” ku u plagos me armë zjarri 39-vjeçari Ergys Likaj.  Policia ka shpallur në kërkim autorin e plagosjes, i cili është Ersiljo Mataj, 18 vjeç, banues në Vlorë dhe akuzohet për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ergys Likaj, 39-vjeçari i cili u paraqit mbrëmjen e djeshme në spitalin e Vlorës i plagosur me armë zjarri është arrestuar nga policia, pasi ka bërë deklarim të rremë duke thënë se është vetëplagosur aksidentalisht.

Në pranga për të njëjtën vepër penale është vënë edhe K. Xh., 46 vjeç banues në Vlorë.

Njoftimi i policisë: 

Vlorë- Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Uji i Ftohtë” ku u plagos me armë zjarri një 39-vjeçar.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori  i dyshuar i ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku u plagos me armë zjarri shtetasi E. L.

Bazuar në provat e grumbulluar u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit E. M., 18 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të metejshme. /abcnews.al. 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!