Ditën e nesërme Partia Socialiste do të organizojë Asamblenë Kombëtare.
Abcnews.al, mëson se mbledhja do të zhvillohet në orën 17:30. Kjo mbledhje për shkak të pandemisë covid-19 do të organizohet online.
Në rendin e ditës parashikohet të vendoset miratimi i projektit për thirrjen e kongresit të jashtëzakonshëm të partisë, si dhe për vendimin për analizat e rezultateve të zgjedhjeve. /abcnews.al/